Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barroso: E ardhmja e BE është në rrezik
English

Barroso: E ardhmja e BE është në rrezik

Bruksel, 10 nëntor, NOA - Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso, ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjes së Bashkimit Evropian në zonën e euros.

"Një union i përçarë nuk do të funksiononte," tha Barroso në një "Fjalim për Evropën" të mbajtur në Berlin. Evropa, ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet.

Një integrimi i fortë në zonën e euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të euros. Kjo nuk do të ishte e ndershme karshi vendeve si Polonia, e cila kërkon po ashtu të fusë monedhën evropiane.

Shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, kundërshtoi mendimin e përgjithshëm se euro ndodhet në krizë. Ekzistojnë probleme me vendet e futura thellë në borxhe, por euro është histori e suksesshme, për shembull për zvogëlimin e inflacionit, tha Juncker në Lisbonë.

NOA/DV

KOMENTE