English

Berisha - Sannino: Vullnet maksimal në gjetjen e konsensusit

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA – I sapokthyer nga vizita e tij në Maqedoni, kryeministri Sali Berisha siguroi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sannino, se qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e 12 prioriteteve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Maxhoranca do të tregojë vullnet maksimal në gjetjen e konsensusit, duke respektuar parimet, standardet dhe rregullat në fuqi”, theksoi kryeministri.

Këtë deklaratë sapo e ka zbardhur për mediat zyra e shtypit e kryeministrit, e cila bën me dije se gjatë takimit, zoti Stefano Sannino, e falenderoi shefin e qeverisë për përpjekjet dhe qëndrimet konstruktive në lidhje me përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Sannino vlerësoi hapat e bërë kohët e fundit në drejtim të zgjidhjes së një numri çështjesh të shtuara nga prioritetet e BE-së.

Nga ana e tij, mësohet se kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Saninnos dhe delegacionit të BE-së për kontributin e dhënë në çuarjen përpara të dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, në kuadër të trajtimit të rekomandimeve të KE-së.

Kreu i mazhorancës nënvizoi sakaq se “puna e mirë dhe arritjet e kohëve të fundit kanë hasur në vështirësi të cilat kapërcehen me dialog konstruktiv”.

mit/NOA

KOMENTE