English

Burri padit gruan: Më vodhi 30 mijë euro

Korçë, 10 nëntor 2011, NOA – Polica e Korçës është përballur dje me një rast jo të zakontë. Një burrë kërkon arrestimin e gruas me pretendimin se ajo nuk i kthen paratë që i ka marrë me anë të mashtrimit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe protagoniste e saj është 58-vjeçarja me inicialet DH.K, banuese në lagjen numër 4 të këtij qyteti.

Burri i saj, 71-vjeçar me inicialet S.M, i cili banon në Itali, akuzon gruan e ligjshme për grabitjen e 30 mijë eurove me anë të mashtrimit.

Në padinë që ka bërë S.M deklaon se shuma e parave i është dhënë gruas me mirëbesim. Por prej disa kohësh, bashkëshortja nuk i kthen më asnjë qindarkë nga 30 mijë eurot. Ndërkohë që në padi, burri pretendon se gruaja i shmanget dhe nuk pranon më të takojë, duke ju fshehur përballjes.

Policia ka nisur hetimet, dhe pas verifikimeve të para, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 58-vjeçarn. Ai akuzohet për “Mashtrim”.

a.k/NOA

KOMENTE