English

Tentoi të grabiste makinë, kapet në flagrancë 32-vjeçari

Vlorë, 10 nëntor 2011, NOA – Një person është kapur në flagrancë teksa ka qenë duke grabitur një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës dhe autori i saj është 32-vjeçari Yrgen Ilia Puka.

Polica është njoftuar dje rreth orës 21:00 se një person po përpiqej që të grabiste një automjet në lagjen “Lirim” të Vlorës. Menjëherë janë vënë në lëvizje patrullat e shërbimit, të cilat kanë arritur të kapin në flagrancë 32-vjeçarin.

Në momentin e arrestimit, Puka është ndaluar në afërsi të makinës tip “Reno Clio” me ngjyrë të bardhë me targa VL 0820 C, e cila është në pronësi të, Shkëlqim Fadil Alushi, vjeç 46, banues në lagjen “Lirim” Vlorë.

Pas verifikimeve, rezultoi se edhe më parë Puka është dënuar nga drejtësia për veprën penale të vjedhjes.

a.k/NOA

KOMENTE