English

Berisha: Rama i kapur nga “Kurbani”, do të kurbanizojë shqiptarët

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Në vijim të fjalës së mbajtur në mbledhjen e Qeverisë, kreu i saj Sali Berisha u ndal në vizitën e ditës së djeshme në Maqedoni.

Ai e cilësoi si shumë të frytshëm atë duke thënë se kjo vizitë ishte e shkëlqyer dhe frytdhënëse, dhe se në takimet me krerët e politikës spikati vullneti për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke përmendur disa marrëveshje si për ndërtimin e një hekurudhe dhe një linje ajrore me Maqedoninë.

Berisha u shpreh se gjatë takimit me homologun Nikola Gruevski u diskutua për të bashkërenduar për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Sipas tij, Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Siç raporton Noa.al, ai i cilësoi edhe bisedimet me krerët e partive shqiptareMaqedoni si të frytshme, ku shprehu nderimet dhe vlerësimin për rolin e rëndësishëm në jetën politike dhe të gjithanshme të Maqedonisë në tërësi dhe të shqiptarëve në veçanti.

Ai tha se programi i Qeverisë së Maqedonisë është një program i integruar.

Berisha theksoi faktin se opozita në Maqedoni mbështet reformat për integrimin dhe veçoi se, “Si t’ia bëj kryetarit të PS, se si nuk mund të bllokohet dhe përdoret pushteti, pavarësisht nga kundërshtitë që ke me rivalin tënd për të ndëshkuar qytetarët e Shqipërisë. Nuk mundesh kurrë të viktimizosh fëmijët, burrat dhe gratë e këtij vendi se pse humb vetë, se të kap sindromi posesiv i "Kurbanit" dhe do të kurbanizosh interesat më jetike të vendit e shqiptarëve”.

Më tej ai u ndal në vizitën në Tetovë, ku tha se u karakterizua nga momente të veçanta dhe veçoi takimet në Universitetet e Tetovës.

a.y/NOA

KOMENTE