Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha- Tilleman: Maxhoranca e gatshme për reformat drejt BE
English

Berisha- Tilleman: Maxhoranca e gatshme për reformat drejt BE

Tiranë, 10 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sot në takim, Tomicah Tillemann, Këshilltar i larte i Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton për shoqërinë civile dhe demokracitë e reja, i cili shoqërohej në këtë takim edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.

Gjatë takimit Kryeministri Berisha e falenderoi këshilltarin amerikan për mbështetjen dhe ndihmën që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në procesin e demokratizimit dhe modernizimit të vendit.

Nga ana e tij Tillemann u shpreh i befasuar nga progresi që ka bërë Shqipëria dhe se ndihma e qeverisë së SHBA-ve për popullin shqiptarë ka qenë dhe është ndihmë e sinqertë. Ai vlerësoi konferencën për shoqërinë civile të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe shoqërinë civile, si një tregues i qartë i asaj që mund të arrihet nga bashkëpunimi midis qeverisë dhe shoqërisë civile.

Kryeministri Berisha e çmoi si të një rëndësie themelore rolin dhe kontributin që shoqëria civile ka luajtur dhe luan në demokratizimin dhe hapjen e shoqërisë shqiptare. Ai theksoi nevojën për mbështetje financiare për shoqërinë civile, në mënyrë që ajo të jetë sa më aktive. Në këtë kuadër qeveria shqiptare alokon një fond vjetor, i cili ndahet në mënyrë të pavarur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Kryeministri theksoi se pavarësia e shoqërisë civile dhe paanshmëria e saj janë elementë të rëndësishëm, ndërkohë që shoqëria shqiptare përfiton nga ekspertiza që organizatat e shoqërisë civile gëzojnë tashmë. Ai theksoi se fushë prioritare është forcimi i aktivitetit të tyre në luftën kundër korrupsionit.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit politike, ku Kryeministri Berisha vlerësoi përpjekjet e bëra në drejtim të trajtimit të rekomandimeve të BE dhe konfirmoi gatishmërinë e maxhorancës për të vazhduar në këtë drejtim me konsensus e vullnet të mirë politik, me synim konkretizimin e reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

a.y/NOA

KOMENTE