Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fshehën të ardhurat, burg për biznesmenin Vait Tarja e 2 të tjerë
English

Fshehën të ardhurat, burg për biznesmenin Vait Tarja e 2 të tjerë

Elbasan, 11 nëntor 2011, NOA- Biznesmeni Vait Tarja dhe shtetasit Sokol Nasufi e Elton Beci tashmë janë zyrtarisht nën hetim për veprat penale të “ Pastrimit të produkteve nga vepra penale”, “Falsifikimit të dokumenteve“ dhe “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mospagim taksave”.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit thanë për agjencinë Noa.al se pas një hetimi 1 vjeçar nga kjo Prokurori është ka arritur të provohet se tre të kanë konsumuar veprat e mësipërme.

Nga hetimet ka rezultuar dokumentacioni i plotë që vërteton se subjekti tregtar ka kryer shitje të konsiderueshme ne drejtim të subjekteve të tjera dhe konkretisht në tetor të viti 2010, ka bërë një shitje me vlerë të madhe subjektit VIP me emrin tregtar “ EUR-SPED-TANS-CROM” e cila ka vlerën pa TVSH 2600.000 $, dhe me vlerën me TVSH 312000$. Nisur nga këto rrethana Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Gjykatës së këtij rrethi caktimin e masës se sigurisë “ Arrest në Burg” për shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beci .Vendimi i Gjykatës së Elbasanit është ekzekutuar sot, në bashkëpunim me Departamentin e Hetimeve, Sektori Kundër Pastrimit të Parave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beci ndodhen nën masën e Arrestit me Burg. Gjithashtu në lidhje me këtë procedim penal po hetohet për të njëjtat vepra penale me masë sigurimi “Arrest në Burg” edhe biznesmeni Vaid Tarja, i cili ndodhet i paraburgosur pasi u arrestua rreth 15 ditë më parë.

Siç raporton Noa.al, biznesmeni Tarja akuzohet për veprat penale të Shpërdorimit të kompetencave, fshehjes së të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve pasi dyshohet se ka përfituar në mënyrë te paligjshme një shumë prej 3.705.555 dollarë të cilën ka tentuar ta investojë në biznese të ligjshme duke konsumuar kështu dhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

a.y/NOA

KOMENTE