Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kisha Katolike: Nuk jemi kundër regjistrimit fetar
English

Kisha Katolike: Nuk jemi kundër regjistrimit fetar

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA – Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë hedh poshtë pretendimet e ngritura në disa media, në lidhje me kundërshtimin e procesit të regjistrimi të popullsisë nga autoritetet fetare katolike. Në një deklaratë për media, Kisha Katolike thekson se qëndrimi i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë më datën 9 nëntor është keq interpretuar nga media.

“Komunikata për shtyp e Konferencës Ipeshkëvore nuk ka nxjerrë përfundime të cilat mund të nxirren vetëm në fund të gjithë procesit të regjistrimit. Gjithashtu me anë të kësaj deklarate Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë bën me dije se Kisha Katolike në Shqipëri nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kundër regjistrimit të popullsisë me baza fetare”, thuhet në reagimin e Kishës Katolike, duke theksuar se në deklarata të mëparshme edhe të vetë Kryetarit të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Rrok Mirdita, është thënë qartë se Kisha katolike është pro këtij regjistrimi.

Sipas Kishës Katolike, “evidentimi i parregullsive nuk ka për qëllim të hedhë poshtë parimin e regjistrimit të popullsisë”. Duke folur për regjistrimin e besimtarëve katolikë, theksohet se ky regjistrim “ka qëllime baritore dhe njohjeje më të detajuar të komunitetit tonë dhe që është një praktikë shekullore e tërë Kishës Katolike”.

a.k/NOA

KOMENTE