Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2 pukjanë vjedhin shtëpitë e himariotëve
English

2 pukjanë vjedhin shtëpitë e himariotëve

Himarë, 11 nëntor 2011, NOA- Policia e Himarës ka prangosur ditën e sotme dy 17 vjeçarë në vendin e quajtur Potam.

Dy të rinjtë me iniciale V. N., dhe N. L., lindur dhe banues në fshatin Gjegjan të rrethit Pukë, u prangosën pasi dyshohen që të jenë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në Himarë në datat 1 dhe 8 tetor.

Vjedhja e parë për të cilën dyshohen të rinjtë është ajo në banesën e shtetasit Th. R., 57 vjeç, banues në Himarë nga ku kanë vjedhur disa pajisje shtëpiake si fshesë më korrent, tharëse si dhe sende të tjera, teksa pronari i kësaj banesë ndodhej jashtë shtetit në Greqi.

Vjedhja e dytë ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër, i cili ndodhet në lagjen “1 Maji” në pronësi të shtetasit D. H., nga ku kanë arritur të vjedhin 1 motor betoniere, 1 motor vibratori betoni me tubo, e materiale të tjera ndërtimi.

Nga ana e policisë u sekuestruan sendet e vjedhura ndërsa nisën hetimet për veprën penale “Vjedhje e kryer në kushtet e bashkëpunimit”.

a.y/NOA

KOMENTE