English

Nxirret nga nëntoka, trupi i minatorit Fetah Shehu

Bulqizë, 11 nëntor 2011, NOA- (Update) Pas disa orëve nën masivin e dheut është nxjerrë i pajetë nga nëntoka trupi i minatorit Fetah Shehu.

Trupi i tij u nxor nga grupi avari-shpëtimit, pasi si rrjedhojë e shembjes së ambienteve të galerinë 66 të minierës ku minatori Shehu po gërmonte për krom ka gjetur vdekjen.

Mësohet se 56-vjeçari ishte duke nxjerrë kromnë mënyrë private në këtë pjesë të minierës e cila ishte e braktisur në momentin ku një masiv dheu është shembur duke e zënë atë sipër. a.y/NOA

KOMENTE