English

Parashikimi i motit për 13 nëntor 2011

Tiranë, 12 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, sot i gjithë gadishulli i Ballkanit si edhe vendi ynë janë karakterizuar nga kushte të motit të qëndrueshëm por temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta që vijnë nga lindja e kontinentit. Duke ju afruar orëve të mesditës ka patur kalime vranësirash të lehta në pjesën Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Edhe pasditja ka vijuar kthjellime në pjesën më të madhe të territorit Shqiptar duke përjashtuar zonat malore lindore të cilat kanë patur të pranishme vranësirat e lehta. Në të njëjtat kushte atmosferike me kthjellime dhe temperatura të ulëta do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar 3 gradë rënie në të dy vlerat ekstremale. Era ka fryrë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga Lindja e kontinentit kanë përfshirë Vendet e Europës Lindore dhe Ballkanin Qendror duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të ftohtë. Ndërsa masat ajrore të lagështa me origjinë oqeanike janë vendosur në Europën Veriore duke u shtrirë deri në Jugperëndim. Konkretisht Veriu i vendeve Skandinave dhe veriu i Ishujve Britanike janë dominuar nga vranësirat dhe reshjet e shiut dhe të dëborës. Reshje të dendura dëbore ka patur në Norvegji të cilat janë shoqëruar me stuhi ere. Por me mot të paqëndrueshëm ka mbetur edhe gadishulli Iberik sidomos Portugalia ku reshjet e shiut kanë rënë në formë rrebeshi gjatë gjithë ditës. Problematike është paraqitur situata në brigjet detare të Potugalisë pasi deti ka gjeneruar dallgëzim të lartë. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian është ndikuar nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat kanë kushtëzuar mot të kthjellët në të gjitha këto rajone. Gadishulli i Ballkanit gjatë ditës së sotme ka përjetuar një ditë me diell por të ftohtë.

a.y/NOA

KOMENTE