English

“Pasagjeri” godet bandën e hajdutëve, merrnin taksi e i grabisnin me armë

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e kryeqytetit në sajë të operacionit të koduar “Pasagjeri”, pas disa muajve hetim ka vënë në pranga 3 djem të rinj të akuzuar për vjedhje me armë dhe me dhunë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se, operacioni është shtrirë në Tiranë dhe Peshkopi dhe se të ndaluarit janë Berti Limani 21 vjeç, Hysen Xixa 21 vjeç e Lulzim Doçi 24 vjeç që të tre me banim në Krujë.

Xixa e Limani dyshohet të jenë autorët që kanë vjedhur nën kërcënimin e armës më 6 tetor një automjet benz taksi në Tiranë, ku e kanë marrë si taksi dhe gjatë rrugës Tiranë-Rinas, duke e kërcënuar me pistoletë e kanë detyruar të zbresë drejtuesin e tij Sabri Vaja. Dy personat e mësipërm pas vjedhjes së mjetit kanë nisur rrugën për në servisin e Lulzim Doçit, i cili e ka blerë automjetin për 500 euro.

Siç raporton Noa.al, Limani dhe A. Xixa 16 vjeç dyshohet të jenë autorë të një tjetër vjedhje ndaj një mjeti tip taksi në pronësi të Bashkim Metushi 58 vjeç.

Ngjarja e dytë ka ndodhur më 30 janar të viti 2011 ku grabitësit e kanë marrë Metushin si taksi dhe pasi kanë udhëtuar drejt Durrësit me të, i kanë vendosur pistoletën në kokë duke e drejtuar të zbresë ndërsa i kanë vjedhur sende e para. Pas kësaj ata janë drejtuar në drejt Krujës ku gjatë rrugës janë përplasur në një bordurë dhe e kanë braktisur mjetin.

Ndërkaq sipas policisë së kryeqytetit thuhet se gjatë kontrollit në banesën e Limanit u gjet një pistoletë ndërsa në kontrollin e bërë në servilin e Lulzim Doçit u gjet mjeti i çmontuar për pjesë këmbimi benzi i që iu grabit Sabri Vajës.

a.y/NOA

KOMENTE