English

Policia në Kolumbi përdor Ferrarin e konfiskuar

Kolumbi, 12 nëntor NOA - Policia kolumbiane ka një veturë të re për të përdorur në operacionet e saj. Bëhet fjalë për një Ferrari 300 kuaj fuqi e cila është sekuestruar në vitin 2007 nga Hernando Gomez Bustamante i njohur si “Rasguno”, i cili ka qenë një ndër narko-trafikantët më të njohur që u arrestua për shpërndarje dhe krime të tjera në SHBA. Auto-vetura, e cila ka një vlerë prej 250 mijë dollarë, fillimisht në ngjyrë të zezë por që më pas është lyer me të gjelbër e të bardh nga policë, duhet të vihej në ankand, por më pas autoritete vendosen që ta mbanin atë. Juan Carlos Restrepo, drejtori i zyrës kombëtare të antidrogës, ka shpjeguar se Ferrarin nuk e nxorën në shitje sepse më pas ata i trembeshin një sulmi nga familja Bustamante. Edhe pse makina mbart 20-vite në vetvete, policia sërish ka referuar se praktikisht nuk është përdorur asnjëherë. “Ka vetëm 2 mijë kilometër të shënuar”, - shihej në një shënim. Na mbetet vetëm të themi se në Kolumbi tashmë kapja ndaj kriminelëve do të jetë sigurisht më e shpejtë. r.b/NOA

KOMENTE