Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hipotekimi, ja hapat që duhen ndjekur
English

Hipotekimi, ja hapat që duhen ndjekur

Tiranë, 13 nëntor 2011, NOA – Zbardhet Udhëzimi i plotë me të gjitha procedurat që qytetarët e Tiranës duhet të ndjekin për pajisjen me dokumentin e pronësisë.

Qytetarët e Tiranës, të cilët prej vitesh banojnë në pallate të reja, por që ende nuk e kanë pronësinë e apartamenteve për të cilat kanë derdhur paratë, do të marrin brenda vitit tapitë e tyre. Dhe pritet, që rreth 3 mijë familje të përfitojnë këtë të drejtë brenda një viti. Ditët e fundit në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi, i cili përshkruan të gjitha procedurat. -Sipas udhëzimit, do të regjistrohen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme objektet për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi, dhe pse është paraqitur kërkesë nga subjekti i interesuar pranë zyrës apo seksionit të urbanistikës së organit të qeverisjes vendore. -Do të përfitojnë nga regjistrimi të gjitha objektet, për të cilat nuk është lëshuar leje shfrytëzimi dhe nuk është paraqitur kërkesë për leje shfrytëzimi nga subjekti i interesuar pranë zyrës së urbanistikës së organit të qeverisjes vendore dhe objektet për të cilat është lëshuar leje shfrytëzimi, por kjo e fundit nuk rezulton të jetë përcjellë për regjistrim pranë ZRPP-së.

-Do të përfitojnë nga hipotekimi edhe objektet, për të cilat është lëshuar leje shfrytëzimi dhe kjo e fundit është përcjellë për regjistrim pranë ZRPP-së. Në rastet kur Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës konstaton se për objektet për të cilat janë lëshuar leje ndërtimi, janë paraqitur kërkesa për lëshimin e lejeve të shfrytëzimit dhe këto të fundit nuk rezultojnë të jenë lëshuar, do të vijohen procedurat e lëshimit të lejes së shfrytëzimit brenda 30 ditëve dhe duhet të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për detyrimet e papaguara të objektit.

- Në një rast tjetër, kur ALUIZNI konstaton se objekti është vetëdeklaruar brenda afateve ligjore dhe disponon aktin e vetëdeklarimit, procedon me regjistrimin.

Por, në të gjitha rastet kur objektet nuk janë vetëdeklaruar në afat, ALUIZNI mban detyrimin t’i kthejë pa veprim dosjet përkatëse brenda 5 ditëve Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, duke njoftuar dhe subjektet e interesuara. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të çdonjërit prej subjekteve të interesuara, bën regjistrimin e objektit sipas aktit të kolaudimit, për të cilin është lëshuar leja e shfrytëzimit.

a.q/NOA

KOMENTE