Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, Berluskoni pritet të zyrtarizojë pas pak dorëheqjen
English

Itali, Berluskoni pritet të zyrtarizojë pas pak dorëheqjen

Romë, 12 nëntor 2011, NOA Update – Pas dy orë bisedimesh në pallatin Chigi, kryeministri italian në ikje Silvio Berluskoni ka rënë dakord, që në krye të qeverisë së re të jetë senatori italian dhe ish-Komisioneri i BE-së, Mario Monti, i cili shumë shpejt do të dorëzojë tek Presidenti Napolitano edhe listën me emrat e përzgjedhur të kabinetit të tij teknik, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Kavalieri, bën me dije agjencia italiane ANSA, ra dakord që Monti të drejtojë qeverinë e re, porse ai kërkoi gjithashtu, që në këtë kabinet të jetë edhe nënsekretari aktual i KM-së Gianni Letta.

Berluskoni sonte në orën 20.30 do të dorëhiqet, dhe ai ftoi rishtas eksponentët e Legës së Veriut që të mbështesin ekzekutivin e ri, duke veçuar këtu kreun e saj, Umberto Bossin, i cili i tha jo, një mazhorance teknike me Montin në krye.

Lajmin se kryeministri italian do të japë dorëheqjen pas gati një ore e pohoi ministri i Drejtësisë Francesco Nitto Palma, në përfundim të mbledhjes urgjente të qeverisë, që u mbyll, 45 minuta më parë.

Gjithashtu në një komunikatë të Presidencës italiane bëhet me dije se kavalieri italian do të jetë në pallatin Quirinale pikërisht për të dorëzuar dorëheqjen në orën 20:30, që do të zyrtarizojë edhe përfundimin e mandatit të qeverisë së tij.

Kryeministri italian në ikje Silvio Berluskoni u prit me kundërshtime të fuqishme, kur arriti në pallatin Grazioli.

Një turmë e madhe njerëzish të mbledhur aty, me të parë makinën e kryeministrit, e tallën atë me fjalët bufon.

Dorëheqja e Berluskonit pritet të vijë pikërisht pasi sot u miratua edhe Ligji për Stabilitetin.

mit/NOA

KOMENTE