Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, popullsia drejt plakjes
English

Maqedoni, popullsia drejt plakjes

Shkup, 13 nëntor 2011, NOA - Popullsia në botë po rritet kurse Maqedonisë, i ulet gjithnjë numri i banorëve dhe popullsia është në plakje. Vendi e kaloi pragun e moshës demografike, 15 përqind e popullsisë është mbi moshën 60 vjeçe, ndërsa numri i lindjeve është gjithnjë e më i vogël.

"Sipas statistikave, tre vitet e fundit ka një rritje të shtimit natyror të popullsisë, por nëse ai krahasohet me numrin e personave të moshuar, përqindja është joproporcionale", thotë Spiro Ristovski ministër i punës dhe politikës sociale.

Duke patur parasysh këtë trend negativ demografik, qeveria e Maqedonisë ka miratuar Strategjinë Kombëtare për zhvillim demografik. “Më këtë strategji parashikohet stimulimi i natalitetit, me të cilin familjet fitojnë të drejtën për shtesë të parave për fëmijët, për fëmijën e parë dhe të tretë. Me këto masa ne i stimulojmë qytetarët që të rrisin numrin e anëtarëve të familjes”, shprehet ministri Ristovski.

Qeveria nuk i ka ndërmarë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen nga plakja e popullsisë apo zbutjen e këtij procesi që është një proces global, thotë profesori universitar Hasan Jashari. Stimulimi i natalitetit nuk është masë e mjaftueshme. “Lehtësimin e ardhjes së çifteve të reja nga vendet e botës së tretë në Maqedoni. Masat e tjera kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës, mbrojtjes së fëmijëve, shëndetin publik të nënës, masat për përmirësimin e banimit, shkollimit të gjeneratave të reja”, thotë Hasan Jashari. Fillim i numërimit të popullsisë.

a.q/NOA/DW

KOMENTE