Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takat e larta, pse janë tepër të rrezikshme për shëndetin tuaj
English

Takat e larta, pse janë tepër të rrezikshme për shëndetin tuaj

Tiranë, 12 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Takat e larta mund të jenë tepër në modë, por kjo lartësi e modës mund t’ju sjellë sërish të qëndroni sheshazi në tokë, për shkak të rreziqeve që sjell në shëndet.

Takat e larta janë tepër të pëlqyeshme nga femrat e kohës, ashtu sikurse edhe nga blerëset e famshme si Victoria Beckham.

Ekspertët paralajmërojnë se qëllimi për t’u dukur e gjatë, është çmenduri, duke fajësuar kështu një rritje të numrit të grave, të cilat sa vinë e më tepër veshin taka të larta.

Kërkesa e blerjeve është kaq e madhe, sa firmat Marks & Spencer kanë krijuar një varg të këtyre takave për këmbë specifike. Një fizioterapist nga Hampstead, Zoti Sammy Margo paralajmëroi: “Unë kam vënë re një rritje të madhe të rreziqeve në shëndet, të cilat lidhen me përdorimin e takave tepër të larta.

Victoria Beckham ka veshur një palë të tilla dhe gratë e tjera po bëjnë të njëjtën gjë. Ata dëmtojnë shumë më tepër se thembrat e tyre, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Një nga plagët më të zakonshme nga takat shumë të larta është një ndrydhje e kyçit të këmbës. Gjithashtu mund të ndodhë ndonjë tendosje prapa trupit. Dëmtohet padyshim kurrizi, gjunjët dhe kofshët.”

a.k/NOA

KOMENTE