Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëmtohen pyjet në përmasa shqetësuese
English

Dëmtohen pyjet në përmasa shqetësuese

Ferizaj, 14 Nëntor 2011 NOA - Dëmtimi dhe shkatërrimi i pyjeve, po merr përmasa shqetësuese. Përkitazi me këtë përveç organeve të tjera që po punojnë në parandalimin e kësaj dukurie, në stopimin e saj me marrjen e kompetencave për mbrojtjen e tyre, është duke punuar edhe Drejtoria komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj.

Drejtori i kësaj Drejtorie Safit Halili tha për agjencinë e lajmeve NOAKosova.al se po punojnë vazhdimisht që të stopojnë këtë dukuri të shëmtuar e cila mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për shumë gjenerata të ardhshme. “Jemi duke bërë përpjekje maksimale që të parandalojmë këtë dukuri. Pyjet po shkatërrohen çdo ditë e më shumë, ndërsa regjionet më të atakuara nga prerjet ilegale të pyjeve janë malet e Jezercit,si dhe një pjesë e maleve të Burrnikut”, ka thënë Halili. Lidhur me shkatërrimin e pyjeve që po ngjanë në malet e kësaj komune, drejtues të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë thanë se dëmtuesit e pyjeve janë kryesisht nga komunat e tjera të Kosovës. Zyrtarët po ashtu thanë se rojet të pyjeve nuk kanë kushte të mjaftueshme me rastin e zbulimit të shëmtimit e dëmtimit të maleve. Atyre u kanoset edhe jeta kur tentojnë të intervenojnë për të ndalur prerje. Lidhur me mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit e ndryshëm,autoritetet lokale kanë bërë të ditur se janë duke bashkëpunuar edhe me Agjensionin e Pyjeve të Kosovës, me policinë e Kosovës si dhe subjektet e tjera të sigurisë në këtë komunë.

a.b/NOA

'

KOMENTE