Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fluks kërkesash për rekrutë ushtrie në Ferizaj
English

Fluks kërkesash për rekrutë ushtrie në Ferizaj

Ferizaj, 14 Nëntor 2011 NOA - Në komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj është zhvilluar javën që u mbyll, ceremonia e certifikimit të 95 rekrutëve të gjeneratës së dytë aktive për vitin 2011 si dhe 174 rekrutëve të gjeneratës së parë të komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast zëvendësministri i FKS-së, Bejtush Gashi kjo është edhe një dëshmi që FSK-ja po zhvillohet mbi parametrat e planifikuar drejt plotësimit të kapaciteteve të veta operacionale.

Ndërkaq, edhe Gjen. Rrahman Rama, zv. komandant i FSK-së ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt plotësimit të kapaciteteve të kësaj force, raporton agjencia e lajmeve NOAKosova.al.

Në komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj është zhvilluar ceremonia e certifikimit të 95 rekrutëve të gjeneratës së dytë aktive për vitin 2011 si dhe 174 rekrutëve të gjeneratës së parë të komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurse Gjeneral Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ka potencuar se rekrutët për nëntë javë me radhë i janë nënshtruar kursit bazik, dhe për këtë periudhë kanë treguar angazhim të lartë.

Nga ana e tyre, të certifikuarit e ceremonisë së të FSK-së thanë se do të jenë të përkushtuar në detyrat dhe obligimet që i presin me t'u bërë pjesëtarë të FSK-së.

a.b/NOA

KOMENTE