English

LG Electronics prezanton projektorin interesant 3D

SHBA, 14 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - LG Electronics ka prezantuar një projektor tepër interesant të familjes Cinema 3D, i cili quhet LG CF3DAT. Duhet theksuar se ai ofron të gjitha kualitetet dhe teknologjinë e këtij inovacioni në botën e projektorëve.

Mund të krijojë një ekran virtual 200 polësh me përmbajtje 2D dhe 3D në 1080p Full HD dhe e gjitha kjo, në sajë të dritës 3D tepër të fuqishme prej 1200 ANSI lumens, që i lejon këtij modeli të ofrojë një performancë gati 6 herë më superiore krahasuar me krijimet e saj të mëparshme.

Projektori mund të suportojë rezolucionin Full HD 1080p dhe shfrytëzon teknologjinë e Film Patterned Retarder që lejon përdorimin e syzeve të thjeshta të polarizuara joaktive dhe pa bateri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Filmimet e projektuar nga LG CF3DAT mund të jetë të shkueshme dhe nëpërmjet syzeve 3D që kemi parë në sallat e kinemasë ku suportohen filmimet tredimensionale.

Shumë shpejt ky produktet do të jetë i pranishëm për të apasionuarit e teknologjisë. Sigurisht që fillimisht në tregun korean dhe më pas do të përhapet në mbarë botën duke nisur që nga viti 2012.

r.b/NOA

KOMENTE