English

Aksident në Librazhd, vdes 55 vjeçari

Librazhd, 14 nëntor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kokrev të Librazhdit.

Siç raporton Noa.al, mjeti i tipit Fiat, me targa italiane dhe që drejtohej nga shtetasi Idriz Hysa, 55 vjeç, banues në këtë fshat, ka gjetur vdekjen pasi makina ka dalë nga rruga.

Lidhur me këtë rast uniformat blu mbërritën në vendngjarje dhe nisën punën për zbardhjen e shkaqeve të ndodhjes së aksidentit.

a.y/NOA

KOMENTE