English

Kapet 36 vjeçari, me një grusht çoi në koma për 3 muaj gruan

Torino, 14 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e Torinos arrestoi Eduart Saliaj, 36 vjeçarin shqiptar, i shpallur në kërkim si agresor ndaj një gruaje.

Në qershorin e kaluar emigranti shqiptar në një bar në zonën e Piemontes ka qëlluar një grua 37 vjeçe, me një grusht dhe si rrjedhojë e goditjes gruaja ra në koma për 3 muaj.

Saliaj punonte në disa diskoteka në Torino ndërsa pas ngjarjes ishte akuzuar për tentativë vrasje.

Viktima ndenji e pavetëdijshme për tre muaj, ndërsa tashmë është përmendur por nuk kujton asgjë dhe nuk arrin të artikuloj mirë fjalët.

Të vendosur për të gjetur agresorin policia e gjeti atë në sajë të përballjes së fotografive dhe dëshmive të treguara nga frekuentuesit e lokalit.

Hetimet edhe tani janë në vazhdim për të gjetur shkaqet e agresionit, ndërsa sipas policisë thuhet se të dy viktima dhe agresori ishin njohur teksa frekuentonin të njëjtin bar, në të cilin kishte ndodhur edhe goditja fatale.

a.y/NOA

KOMENTE