English

PS e PD bien dakord për Kodet që duan 84 vota

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA – Një ditë pas marrëveshjes, PS e PD nuk kanë humbur kohë për tu angazhuar në zbatimin saj. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese të djathtët dhe të majtët kanë kaluar sot me konsensus disa ndryshime pë tre kode, miratimi i të cilëve kërkon 3/5 e votave në parlament, pra një shumicë të cilësuar.

Të dy palët në komision kanë miratuar me konsensus, Kodin Detar, Hekurudhor dhe Kodin Ajror. Gjatë mbledhjes së sotme deputetët e djathtë në komision nënvizuan se miratimi i këtyre kodeve është emergjent pasi janë humbur dy vite. Të hënën, në një mbledhje me dyer të mbyllura në konferencën e kryetarëve palët ranë dakord për ngritjen e komisioneve parlamentare, që janë, komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe komisioni për ligjet me shumicë të miratuar ose ndryshe ligjet me 3/5 e votave.

a.q/NOA

KOMENTE