Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Milano shfrytëzuesi i të miturave Florian Nasufi
English

Ekstradohet nga Milano shfrytëzuesi i të miturave Florian Nasufi

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA- Një 31 vjeçar nga Cërriku është ekstraduar pasditen e sotme nga Interpol Tirana, nga qyteti i Milanos në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Siç raporton agjencia Noa.al i ekstraduari quhet Florian Nasufi dhe se ky i fundit ishte dënuar në vitin 2002 nga Gjykata e Elbasanit me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Ndërkaq burime nga policia sqarojnë se nga hetimet e kryera dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar dhe është provuar se ky shtetas në bashkëpunim me të tjerë, në shtator 1999, ka tentuar të përdhunojë dhe të shfrytëzojë për prostitucion një shtetase të mitur.

Ekstradimi i tij drejt aeroportit të Rinasit u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të

Interpol-Tirana me Interpol-Romën.

a.y/NOA

KOMENTE
  • LIRIAN Gjokaj06:37 - 16 Nëntor 2011
    kriminel i rrezikshem kete duhej goditur forte..dhe jo kembeve pore ne koke sikur nji gjarperi..qelbesire e flliqet ja shikoje nji here po ky ashtuquajtur njeri te gjithe fisin e ka si veten..kriminel..varje ne mes pazarit edhe as gje me pak.
  • Frosina Mezini00:05 - 16 Nëntor 2011
    Po keta felliqsira duhen skopitur si qent qe vetem ta kene per te ber Shuren,po nuk mendon ky faqezi qe ato minorene jane vazja dhe matra e dikujt? a valle ka vete ky felliqesire moter apo mbese, pale akoma me keqe qe te jete dhe prinde dhe te kete vajze si do ndihej ky plera skur dikush tjeter tia bente familjarve te tije ato qe ai ju ka bere te tjerve,turpi te nxifte shpirtin se fytyren e ke si sholle opinge,dhe une qe po ti shkruaj keto jame nga Berati dhe kame te njejtin mbiemer (Nasufi) dhe deshiroje qe mose te jeshe nga ajo race qe jame dhe une (shpresoje qe familja tuaj te mos i kete rrenjet nga Brasniku i Gramshit nga rjedhe familja ime,
  • bagdagyll21:54 - 15 Nëntor 2011
    ky eshte kriminel ky don varur para popullit