English

Gjithë kënaqësia e panairit të librit në Tiranë

Nga Tim Judah

Vitet e fundit, lajmet që vijnë nga Shqipëria janë dominuar nga përplasje e pafundme politike mes Sali Berishës, kryeministri, dhe Edi Ramës, lider i opozitës. Por krejt papritur retë duket sikur janë larguar. Socialistët e Ramës janë kthyer në parlament, duke biseduar me njerëzit e Berishës, dhe është gjetur një zgjidhje për zgjedhjet e kundërshtuara për kryebashkiak në Tiranë. Shqiptarët e lehtësuar tani po flasin për diçka tjetër: librat.

Ngjarja e muajit ka qenë Panairi i LibritTiranë, që përfundoi të dielën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në kryeqytetin shqiptar. Diçka më shumë se 80 tenda u sulmuan virtualisht nga njerëz që tundnin në duar paracash me shpresë se nuk do humbisnin bestseller-at e fundit. Ambasadorë, peshkopë, personazhe të jetës publike dhe politikanë ishin të gjithë aty.

Bukuroshja e kësaj balloje ishte Elena Kadare, që fitoi edhe një çmim si shkrimtarja më e mirë e vitit. Libri i saj i ri është pjesë e një memuari puth-dhe-trego në lidhje me jetën me të shoqin, Ismailin, që nga shumë shqiptarë, përfshi edhe mua, shihet si shqiptari më i madh i gjallë. Më shumë për të argëtuar shtypin lokal, zonja Kadare diskuton në libër për aferat e ndryshme të dashurisë të burrit të saj. Çifti i fuqishëm letrar, të cilët janë akoma shumë të afërt, kalojnë gjysmën e vitit në Paris dhe gjysmën në Tiranë.

Shqiptarët e lumtur tani duken se kanë më shumë dëshirë të lexojnë për politikën sesa ta shohin atë tek luhet atje në rrugë. Bestseller-i më i madh politik në panair ishte libri i Ramës “Kurbani”, një memuar i fokusuar në kohën e tij si kryebashkiak i Tiranës, gjatë së cilës qyteti u transformua nga një rrëmujë në një vend të këndshëm për të jetuar.

Pas zgjedhjeve lokale të kundërshtuara, Rama u detyrua të lërë detyrën te Lulzim Basha, i partisë së Berishës. Kur zoti Basha mbërriti në Bashki, një dele u sakrifikua atje. Kjo praktikë, që duket se të kthen prapa në kohërat e otomanëve, është ajo çka i dha Ramës titullin. Në kopertinë shfaqet gjak i shpërndarë mbi imazhin e një deleje.

Nënshkrimi i autografeve nga Rama tërhoqi turma të mëdha. Të dielën, e lumtura Arlinda Dudaj, botuesja, më thirri nga përtej turmës duke më thënë se kishte shitur 8 mijë kopje në pak ditë. Shifra të tilla janë një sukses i madh për libra të ngjashëm edhe në Britani, një vend shumë më i madh e më i pasur. Por zoti Berisha ka qenë aq shumë i zënë duke denoncuar librin e rivalit të tij, sa kur vizitoi panairin, refuzoi të kalonte tek tenda e zonjës Dudaj.

Herri Çili, një tjetër botues, ka parë ditë të mira. Mes librave të suksesshëm të këtij viti është një biografi e Enver Hoxhës, diktatorit komunist shqiptar, që vdiq në vitin 1985. “Është çmenduri,” thotë Mario Çili, vëllai i Henrit dhe drejtori menaxherial i kompanisë. Ai pretendon se janë shitur 14 mijë kopje gjatë tre javëve.

Libri, i Blendi Fevziut, një gazetar i njohur në Shqipëri, është vizatimi i parë serioz i jetës së Hoxhës përmes arkivave shqiptare. Me fat do përkthehet për audiencat e huaja. Adrian Civici, një ekonomist, më tha se e kishte lexuar librin për dy ditë dhe i kishte vendosur nëntitullin: “Njeriu që vrau të gjithë miqtë”.

Megjithatë, pavarësisht këtij vërshimi në panair, njerëzit në Shqipëri po blejnë gjithmonë e më pak libra, njësoj si në mbarë botën. Piro Misha, një botues i njohur, më tha se shitjet kanë rënë me më shumë se 30 përqind krahasuar me një vit më parë. Revolucioni i e-librave nuk ka nisur akoma këtu, shumë pak iPad dhe Kindle shiten në Shqipëri, ndaj botuesit nuk janë shqetësuar për të dixhitalizuar librat.

Kishte edhe një surprizë më shumë në panair. Një tendë e madhe e bardhë, e drejtuar nga serbë, shiste mish të zgarës me muzikë pop serbe në sfond. Ajo u provua popullore mes tiranasve po aq sa librat. Të shtunën, një ditë përpara se të mbyllej panairi, ata paketuan dhe ikën. Kosovarët dhe nacionalistët shqiptarë ishin ankuar. Në një vështrim më prozaik, njerëzit e lodhur nga panairi dhe të ngarkuar me qese të rënda librash, thjesht janë ulur për të shijuar mishin e për të pirë në tendë.

The Economist

KOMENTE