Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guvernatori, Kuvendi shqyrton dekretin e Presidentit për Fullanin
English

Guvernatori, Kuvendi shqyrton dekretin e Presidentit për Fullanin

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA – Pak ditë pasi Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi Ardian Fullanin për një mandat të dytë shtatëvjeçar në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kandidatura e tij do të shqyrtohet sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Por, kandidatura e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë është kundërshtuar nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, raporton agjencia NOA.al.

Shefi i selisë rozë, ditën që Kreu i Shtetit dekretoi emrin e Fullanit, reagoi me një deklaratë për shtyp, ku e cilësonte kandidaturën e Ardian Fullanit, jo të gabuar, por më të gabuarën.

Sipas Ramës, mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë.

“Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100 % të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë”, deklaroi kryesocialisti Rama një javë më parë, duke paralajmëruar votën kundër të Partisë Socialiste.

Por, miratimi i dekretit të Presidentit kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend, dhe është e vetëkuptueshme se vetëm me votat e mazhorancës Ardian Fullani do të rizgjidhet sërish si Guvernator i BSH-së.

Për më tepër ai ka edhe mbështetjen e kreut të LSI-së Ilir Metës, forcës së dytë të mazhorancës qeverisëse.

Ardian Fullani, është njëri nga tre emrat e propozuar nga kryeministri si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një kandidaturë e miratuar mandej në Parlament.

mit/NOA

KOMENTE