Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti dekoron pas vdekjes shkrimtarin Ali Asllani
English

Presidenti dekoron pas vdekjes shkrimtarin Ali Asllani

Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA- Presidenti Bamir Topi dekoroi sot paradite në një ceremoni të veçantë e solemne, një ndër diplomatët e funksionarët e parë të lartë të shtetit shqiptar, atdhetarin e poetin e shquar Ali Asllani pas vdekjes, me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Në ceremoninë e rastit të zhvilluar në ambientet e Presidencës, Presidenti u dorëzoi familjarëve të Ali Asllanit urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës, me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare për krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik që hyri në letërsinë shqipe si një ndër krijuesit e rrallë të poezisë”.

Pas marrjes së dekoratës, duke shprehur falënderimet për vlerësimin e lartë për babanë e tij, zoti Adrian Asllani u shpreh: “Për mua, edhe për të gjithë ne, sot është një ditë shumë e veçantë me vlerësimin e figurës së Ali Asllanit, megjithëse pas vdekjes, sepse ai gjithmonë kishte pritur për të marrë një vlerësim gjatë jetës, por edhe kjo, për ne sot është një vlerë. Të vlerësosh një figurë, sot është një vlerë për gjithë kombin”.

Nga ana e tij Kreu i Shtetit tha se, padyshim, Ali Asllani do të mbetet në jetë të jetëve një figurë e ndritur e kombit shqiptar.

Ai shtoi gjithashtu se eksperienca ka treguar dhe vazhdon të tregojë që njeriu, sa është gjallë, sa është në detyrë, rrethohet nga miq të sinqertë, por rrethohet edhe nga servilë, rrethohet nga miq të vërtetë, por edhe nga miq "përfitues".

a.y/NOA

KOMENTE