Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria kërkon hetime për regjistrimin
English

Prokuroria kërkon hetime për regjistrimin

Shkup, 16 nëntor 2011, NOA - Prokuroria për krimin e organizuar pritet të nisë hetimet për shkeljet ligjore dhe dështimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.

Prokurori publik Jovan Ilieski deklaroi se kanë bërë kërkesë në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë verifikime, pas aktpadisë së ngritur nga ana e opozitës për hetimin e dështimit të procesit të regjistrimit në Maqedoni.

Opozita kërkoi që Qeveria, si organizatore e regjistrimit të marrë përgjegjësi lidhur me dështimin e procesit.

Sipas aktpadisë së ngritur, përgjegjësia do të kërkohet tek anëtarë të Qeverisë dhe Komisionit Shtetëror të Regjistrimit.

Lidhja Socialdemokrate, si një nga partitë më të mëdha opozitare akuzoi qeverinë se dështimi i regjistrimit është bërë qëllimisht duke shtuar se me këtë proces janë dëmtuar 14 milion të buxhetit të shtetit.

INA/NOA

KOMENTE