Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Vendimet e drejtësisë, të trasha
English

Rama: Vendimet e drejtësisë, të trasha

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA – Siç po ndodh rëndom edhe sot kryesocialisti Rama ka komentuar qëndrimet zyrtare të mazhorancës nëpërmjet rrjeteve sociale. Pak orë pas deklaratës së deputetes Arenca Trashani për sulmet ndaj drejtësisë dhe gjobat ndaj deputetëve socialistë, Rama ka shkruar në profilin e tij në Tëitter.

“Zonja Trashani fort trashë i bie kur mbron vendimet e trasha të gjykatësve që trashanikisht dënojnë opozitën. Po zonjës Trashani ia vënë në gojë këto trashësi që trashen përditë si zullumi që po këputet e ajo i reciton nëpër gjumë!”, ka komentuar Rama deklaratat e Trashanit.

Trashani: Halli i Ramës është frikë

“Të sulmosh një institucion të pavarur nuk kontribuon aspak në një debat të mirëfilltë dhe nuk bën asnjë gjë për progresin e Shqipërisë. Gjuha e ashpër nuk vë në lëvizje atë për të cilën ne kemi rënë dakord apo që të kthejmë pas kohën e humbur prej dy vjetësh kur shqiptarët pritën për dy vjet përfundimin e bllokimi”, tha Trashani, sot në mesditë.

Sipas PD-së, të gjithë politikanët kanë përgjegjësi për respektimin e shtetit ligjor dhe respektimin e vendimeve të gjykatave.

“Halli i Zotit Rama nuk është dënimi i atyre deputetëve që nga përfaqësues i ka kthyer zyrtarisht në shpifës përsëritës, por frika e rrëzimit të shpifjeve”, tha Trashani.

a.q/NOA

KOMENTE