English

Real Madrid, në gjurmët e Wilshere

Madrid, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Skuadra e Realit të Madridit, sipas të përditshmes britanike "Daily Mail", është duke ndjekur gjurmët e talentit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Aktualisht jashtë fushave të blerta, si pasojë e një dëmtimi, Wilshere duhet thënë se ka treguar vlera të një kampioni të vërtetë në lojë.

Lojtari i përfaqësueses angleze ka një kontratë që skadon në vitin 2015 dhe kohët e fundit ka deklaruar se nuk do t'i vinte aspak keq në rast se do të qëndronte tek Gunners-at deri në fund të karrierës së tij.

Megjithatë Reali nuk është mësuar të heqë dorë, aq më tepër nga vetëm një deklaratë në publik e Wilshere. Dhe, me sa bëhet e ditur nga shtypi britanik, skuadra spanjolle në merkaton e verës mund të paraqitet me një ofertë prej 25 milionë sterlinash që të "përlajë" Wilshere.

r.b/NOA

KOMENTE