Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet Xhevat Kaca, shiti “femrën” e tij
English

Ekstradohet Xhevat Kaca, shiti “femrën” e tij

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA – Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit i ka vënë sot prangat 36 vjeçarit nga Librazhdi Xhevat Kaca. Ai ka mbërritur në Shqipëri, sot në mesditë i ekstraduar nga Londra për llogari të drejtësisë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, Kaca ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd, me vendimin nr. 22, datë 26.04.2006, e ka dënuar me 10 vjet burg dhe 500.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“, parashikuar nga nenet 141/1, dhe 34, të Kodit Penal.

I ekstraduari Xhevat Kaca, pasi është larguar në drejtim të Italisë me shtetasen N. K. në vitin 1998, e ka detyruar atë të punojë si prostitutë, duke i marrë të gjitha lekët që ajo fitonte, dhe më pas e ka shitur atë tek një shtetas tjetër shqiptar. Në 2005, shtetasja N.K. është rikthyer në Shqipëri, ku dhe ka bërë denoncimin përkatës ndaj shtetasit Xhevat Kaca. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, i ekstraduari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

a.q/NOA

KOMENTE