Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga: Letonia e sheh Kosovën në BE
English

Jahjaga: Letonia e sheh Kosovën në BE

Prishtinë, 16 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Letonisë në Lubjanë, jorezident për Kosovën, Bahtijor Hasans.

Në këtë takim ambasadori Hasans, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, duke u shprehur se të dyja vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme.

Ambasadori Hasans tha se Letonia e sheh të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Europian.

Nga ana e saj Presidentja Jahjaga, e falënderoi ambasadorin për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës dhe tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të shtrihet në veçanti në fushën ekonomike.

Në vijim të fjalës së saj Presidentja theksoi se Kosova ka nevojë për marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që do të ndihmonte përshpejtimin e reformave në vend dhe vlerësoi se Letonia do të mund ta ndihmonte Kosovën në rrugën e saj europiane, përmes përvojës së saj.

a.y/NOA

KOMENTE