English

Juventus shfaq interes për Damianon

Torino, 17 nëntor NOA - Leonardo Damiao. Është ky ermi i fundit që po qarkullon në ambientet e klubit të Juventusit për merkaton e qershorit. Sulmuesi 22 vjeçar i skuadrës braziliane të Internacional të Porto Alegre është në emrat e parë në listën e Paratici, në udhëtimin e tij në Brazil. Flitet se Juventus është e gatshme të bëjë dhe një ofertë reale për talentin e ri, ku sipas të përditshmes italiane Tuttosport, një sponsor i fuqishëm do të investojë dhe bëhet fjalë pikërisht për Fiat-in. r.b/NOA

KOMENTE