Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji për bankat, Bode: Rrit sigurinë e sistemit
English

Ligji për bankat, Bode: Rrit sigurinë e sistemit

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA - Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi sot se ligji “Për Bankat” ka një ndikim të veçantë në sistemin bankar, pasi ai rrit sigurinë në këtë sistem.

“Sistemi ynë bankar përbën segmenti më stabël të ekonomisë sonë. Ndryshimet janë të sugjeruara nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Zgjerimi i sistemit financiar kërkon edhe ndryshime ligjore. “, deklaroi Bode, gjatë seancës plenare në Kuvend, ku diskutohet ky ligj. Ndryshimet në fjalë synojnë të mbrojnë bankat shqiptare nga risku që vjen nga bankat mëma që janë të ekspozuara nga kriza. Bankat e huaja që veprojnë në Shqipëri, mund të shkëputen nga bankat e tyre mëmë, nëse rreziku prej tyre mund të përcillet në vend. Banka e Shqipërisë synon të rrisë pavarësinë e degëve të bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri për të ulur rrezikun e prekjes së degëve shqiptare nga problemet që mund të kalojnë bankat mëmë. Banka qendrore i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në ligjin "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë". Relacion i këtij projektligji parashikon që në rastet kur e gjykon të nevojshme për të parandaluar rrezikun sistemik, Banka e Shqipërisë mund të kërkojë që degët e bankave të huaja të ndahen nga banka mëmë dhe të veprojnë si banka të veçanta.

Sipas sqarimeve të dhëna nga ministri i financave, kjo mund të bëhet në rastet kur bankat mëmë kalojnë probleme, që mund të prekin apo dëmtojnë edhe degën e tyre shqiptare. Në kuptimin e Mbikëqyrjes, nuk bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore, sepse edhe degët ju nënshtrohen rregullave dhe detyrimeve të njëjta me bankat e veçanta.

a.q/NOA

KOMENTE