Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 17 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 17 nëntor 2011

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vendi ynë do të mbetet në kushtet e motit të kthjellët por të ftohtë me përjashtim të vranësirave të lehta në kufirin lindor të cilat do të shfaqen gjatë orëve të mesditës.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulëta dhe ato bregdetare por në zonat malore përveç kthjellimeve do të ketë edhe vranësira të lehta të cilat do të largohen në mbrëmje duke bërë kështu që i gjithë vendi të jetë sërish në ndikimin e motit të kthjellët deri në mëngjesin e së premtes.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera termike si në mëngjes ashtu edhe në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht verior duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të jetë i ulët.

Europa

Sërish, nesër pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet në kushtet e motit të qëndrueshëm, me mot të kthjellët, në këto kushte do të ndodhet Europa jugperëndimore Qendrore, Rajoni i Mesdheut dhe një pjesë e madhe e Europës Lindore. Ndërsa vranësira dhe reshje të dobëta dëbore do të ketë në Veri të Vendeve Nordike dhe në një pjesë të Rusisë, kjo për shkak të një qendre me presion të ulët atmosferik si edhe një fronti të ftohtë me shtrirje në verilindje duke përfshirë këto vende. Problematike situata do të paraqitet në Veri të Finlandës ku reshjet e dëborës do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqitet edhe Britania por në sasi më të pakta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Pellgu i Mesdheut alarmon për temperatura të ulëta

- Finlanda rrezikon reshje dëbore dhe stuhi ere

- Spanja do të rrezikohet për stuhi ere dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE