Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti sulmon Berishën
English

Presidenti sulmon Berishën

Tiranë, 16 Nëntor 2011 NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka sulmuar indirekt kryeministrin e vendit, duke vlerësuar se po cenon “jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit”.

Rinisja e fushatës “antiBerisha”, erdhi pasi Topi ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në takimin e “Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës” organizuar në “Universitetin e Arteve” ku merrnin pjesë diplomatë, drejtues të bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë, studentë, etj.

”Ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale qytetare”, - tha Topi duke folur në aktivitet.

Menjëherë më pas, atakoi kreun e Qeverisë, kur tha: “Shpesh herë kemi parë sesi individë apo institucione politike, të cilët kanë përgjegjësi dhe detyrimin zyrtar e publik të jenë përfaqësues, tolerantë dhe transparentë, i kemi parë të veprojnë ndryshe, duke cënuar me sjelljet dhe vendimet e tyre jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit”.

Në vijim të kritikave të tij, duke shfrytëzuar dhe “Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës”, z.Topi tha se “dita e sotme është një apel për të gjithë ata, për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional jo si një dhuratë apo lëshim, por si detyrim kushtetues e civil, si mjeti i vetëm për t’u shërbyer si duhet qytetarëve dhe shoqërisë”.

“Një vend me probleme që kërkojnë zgjidhje, nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe politike, nominale apo ideologjike. Politika ka përgjegjësinë të mos lejojë asnjëherë të shndërrohet në faktor dominues mbi qytetarët dhe interesat e tyre, por të bashkëjetojë dhe të bëhet zëdhënëse e këtyre interesave”, - thumboi Topi.

***

Në vitin 1995, Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi ta shpallë 16 nëntorin “Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës”. Prej atëherë, kjo datë kujtohet në çdo vend anëtar, si një rast për të sjellë në vëmendjen maksimale të shtetit dhe publikut të gjitha angazhimet tona për një shoqëri të hapur, demokratike dhe tolerante.

Nën modelin e Nënë Terezës, shqiptares që u bë simbol i humanizmit për gjithë botën, shqiptarët ofrojnë një mentalitet të lirë hapjeje dhe respekti për tjetrin, përfshirë vendet e rajonit tonë, disa prej të cilave vetëm një dekadë më parë ishin të përfshira në luftëra nacionaliste, madje edhe kundër shqiptarëve.

Sot rajoni ynë rrezaton hapje dhe bashkëpunim, vullnet politik për zgjerim të miqësisë dhe të shkëmbimeve; - një arritje me vlerë për paqen dhe stabilitetin, për të cilën Shqipëria e shqiptarët kanë pasur dhe kanë një meritë të veçantë.

e.t/NOA

KOMENTE