Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tjetërsoi pronën, prangoset ish-kreu i Hipotekës Vlorë
English

Tjetërsoi pronën, prangoset ish-kreu i Hipotekës Vlorë

Vlorë, 16 nëntor 2011, NOA- Policia e Vlorës prangosi mbrëmjen e sotme ish-kreun e Hipotekës së këtij qyteti.

Siç informon agjencia NOA.al, nga të dhënat paraprake thuhet se Edmond Banushaj ish- drejtori i Hipotekës ka ndërhyrë në hartë.

Gjithashtu mësohet se Banushaj ka bërë tjetërsim të pronës në favor të vjehrrit të tij në vitin 2007 kohë kur mbante detyrën dhe kur ka lëshuar urdhrin.

Banushaj është prangosur edhe para një viti ndërsa bashkë me të është ndaluar dhe ish-juristi i në drejtorinë e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Burime zyrtare të policisë së Vlorës sqaruan se edhe në arrestimin e parë vënia në pranga e drejtuesit të Hipotekës kishte lidhje me dhënie në mënyrë abuzive të pronave personave që nuk kishin dokumente pronësie, bëhet fjalë për prona shtetërore që u janë dhënë privatëve për të kryer ndërtime të ndryshme.

a.y/NOA

KOMENTE