English

Whitney Houston i rikthehet kinemasë

Nju Jork, 17 nëntor NOA - Tashmë është bërë zyrtare, madje kanë mbërritur dhe fotografitë e para nga seti I xhirimeve të Whitney Houston, e cila rikthehet në botën e kinemasë me filmin e saj “Sparkle”. Ngjarja zhvillohet në Detroit në vitet 60 dhe drejtohet nga Salim Akil. Ylli i popit nuk aktronte që prej 15 vitesh, që kur në vitin 1996 u publikua “The Preacher’s Wife”. Filmi i ri, do të publikohet në vitin 2012 dhe është një ripërpunim muzikal i atij të 1976 në kohët e arta të Motown: këngëtarja do të jetë nëna e protagonistes Jordin Sparks. Pasi publikoi në 2009 “I Look To You” dhe pasi kreu turneun e saj në mbarë botën, Whitney Houston ishte zhdukur sërish për të gjetur në një qendër rehabilitimi. Aktualisht artistja është e impenjuar në aktrim, ku të gjithë janë në pritje të lançimit të saj me anë të filmit. r.b/NOA

KOMENTE