Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha viziton në spital Leka Zogun
English

Basha viziton në spital Leka Zogun

Tiranë, 17 nëntor 2011, NOA- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha vizitoi në ambientet e Neurokirurgjisë pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu i I-rë.

Gjatë vizitës së tij dhe bisedës me Lekën e I-rë, Basha theksoi se sapo ishte kthyer nga një vizitë zyrtare në vendet e Mesdheut menjëherë pas mbërritjes në Rinas kishte vendosur të vizitojë Lekën e I-rë në spital për ti uruar shërim të shpejtë.

Nga ana e tij Leka I shprehu bindjen se vizita e Bashës në Mesdhe ka qenë padyshim e suksesshme dhe se Bashkia e Tiranës dhe qytetarët e saj e kanë tashmë të qartë angazhimin serioz të Kryetarit Basha në dobi të interesave të qytetit dhe qytetarëve. Gjithashtu, Leka I i uroi suksese të mëtejshme Kryetarit Basha.

Ndërkaq kryebashkiaku Basha shprehu gatishmërinë e tij dhe të stafit të Bashkisë për të qenë afër nevojave të Lekës së I-rë dhe të familjes së tij, gjatë kohës së qëndrimit në spital.

Në vijim Leka I dhe i ashtuquajturi Princi Leka i shprehën mirënjohjen dhe konsideratën e tyre kryebashkiakut Basha për shprehjen e dashamirësisë së tij të vazhdueshme.

a.y/NOA

KOMENTE