English

Berisha: Në bulevardin e ri edhe Pallati i Drejtësisë

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha deklaroi se në bulevardin e ri të kryeqytetit brenda mandatit të parë të kryetarit Lulzim Basha, do të ngrihet edhe Pallati i Drejtësisë. Duke folur në Komitetin e planifikimit të strategjive ku paraqiti një paketë projektesh, kryeministri Berisha theksoi se pallati i drejtësisë do të ndërtohet në fund të bulevardit të ri që bashkia është e vendosur të ndërtojë dhe do të përbëhet nga një kompleks ndërtesash. “Tirana është qyteti që ka një nga bulevardet më të bukura në Europë. Një nga ndërtesat e reja buzë bulevardit do të jetë Pallati i Drejtësi konceptuar si një kompleks ndërtesash ku do të përfshihet Gjykata e Lartë, Gjykata e Tiranës, Prokuroria, Gjykata Kushtetuese.

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë gjetur truallin ku do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, që vendoset në trajektoren e bulevardit të ri, të cilin Bashkia është e vendosur ta ndërtojë brenda mandatit të parë të z. Basha” u shpreh kryeministri.

Komiteti i planifikimit të strategjive pritet të miratojë disa projekte. Një paketë prej 83 milionë eurosh, ndihmë bujare e Komisionit Europian do të përdoret kryesisht në fusha prioritare si policia, drejtësia dhe projekte të tjera të rëndësishme të kësaj fushe, siç është Pallati i Drejtësisë. Të tjera investime të cilat do të përfshihen në këtë paketë sipas kryeministrit Berisha janë sistemi i kanalizimeve të Vlorës, by - passi i Rrogozhinës që shmang trafikun dhe do të jetë një nga nyjet më të rëndësishme. a.q/NOA

KOMENTE