English

Fund makthi, kapet 20 vjeçari që persekutoi ish-të dashurën

Caltanissetta, 17 nëntor 2011, NOA- Një shqiptar i moshës 20 vjeçare u prangos nga policia italiane në zonën e Gelas në afërsi të Caltanissettas pasi ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh.

Sipas policisë i riu ka përndjekur ish-të dashurën e tij, i kishte shkatërruar makinën dhe më pas kishte hyrë në apartamentin e saj dhe e kishte shkatërruar atë ndërsa e kishte vënë dorë edhe mbi vajzën.

Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Malvin Bodinaku, ndërsa sipas denoncimit të vajzës thuhet se këto ngjarje dhe shprehje dhune ishin bërë më të shpeshta muajin e fundit.

Mësohet se vajza kishte bërë në polici disa denoncime ndaj persekutorit të saj, i cili e kishte vënë në objektiv të tij dhe nuk pranonte ndërprerjen e lidhjes që kishte ekzistuar më parë mes tyre.

a.y/NOA

KOMENTE