English

Jahjaga: Do ruajmë trashëgiminë kulturore, në respekt të së shkuarës

Prizren, 17 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahajaga ishte sotPrizren ku vizitoi disa objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare, restaurimi dhe mbrojtja e të cilave bëhet me donacione nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në fjalën e saj me këtë rast Presidentja u shpreh se, “Sot këtu kemi ardhur t’i japim përkrahje mbrojtjes e përkujdesjes për monumentet tona kulturore, historike e fetare, të mbështesim një donacion që është dhënë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në kuadër të shumë ndihmave dhe të projekteve konkrete që miqtë tanë po i bëjnë në Kosovë”.

Ajo u ndal në Teqen e Sheh Zades, Kishën e Shën Nikollës në Bogoshevc dhe hidrocentralin e vjetër të Prizrenit.

Jahjaga u shpreh se inkurajon të gjithë që të vënë në dispozicion gjithçka që është e nevojshme për ta nderuar dhe respektuar të kaluarën, pasi sipas saj kjo e kaluar e shprehur në vlerat arkitektonike, në trashëgiminë kulturore, në objektet e kultit, në objektet fetare si dëshmi se ndër shekuj u jetuan bashkë.

“Si shoqëri, ne kemi traditë në ruajtjen e trashëgimisë sonë të veçantë, por që është edhe e përbashkët. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim dhe të përkrahim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare, nacionale dhe qytetare të secilit, sepse këto janë vlera që na forcojnë dhe përmes të cilave tregojmë respekt për të kaluarën dhe përcaktim të qartë për të ardhmen”, deklaroi Jahjaga para të pranishmëve.

a.y/NOA

KOMENTE