Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Nëse marrëveshja do ishte arritur më parë, do ishte marrë statusi
English

Meta: Nëse marrëveshja do ishte arritur më parë, do ishte marrë statusi

Elbasan, 17 nëntor 2011, NOA- Marrëveshja politike e arritur pak ditë më parë mes maxhorancës dhe opozitës dhe e konfirmuar sot në parlament për ligjet me 3/5 dhe për ecurinë e reformave që janë kusht për procesin e integrimit në Bashkimin Europian janë përshëndetur sot nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.

Në fjalën e tij me këtë rast ai është shprehur se nëse marrëveshja politike do ishte realizuar më parë, Shqipëria do e kishte marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ai ka shtuar se u duhet dhënë fund kontestimeve pas zgjedhjeve, pasi kjo sipas tij është kthyer në traditë.

Ndër të tjera ai ka thënë se Shqipëria po ecën me ritme të qëndrueshme ekonomike, duke theksuar se po karakterizohet nga një stabilitet ekonomik.

a.y/NOA

KOMENTE