English

Shtëpia që mund të komandohet me anë të mendimeve

Romë, 18 nëntor NOA - Mungon vetëm një financim dhe shtëpia në të cilën gjithçka do të komandohet me anë të mendimit, ose maksimumi vetëm me prekje në smartphone, shumë shpejt mund të jetë e pranishme për të gjithë. Për këtë fakt janë të bindur hulumtuesit në Universitetin e Sapienza në Romë dhe IRCCS, fondacioni Santa Lucia, që kanë prezantuar këtë prototip. Shtëpia, e menduar për të gjithë përdoruesit më aftësi të kufizuar apo me probleme të tjera, është e pajisur me sensorë dhe aparatura të cilat do të drejtohen vetëm duke veshur një palë kufje, tepër të ngjashme me ato elektroencefalogramit, apo vetëm me një prekje në smartphone. r.b/NOA

KOMENTE