English

Ariu robot që ndalon të gërhitjet

Japoni, 18 nëntor NOA - Si të shmangim gërhitjet? Ekziston tashmë një jastëk në formën e një arushi, i cili mund të japë zgjidhjen e këtij problemi. Megjithatë ekziston dhe truku, pasi realisht pas pelushit fshihet një robot. Duke ndenjur pranë fytyrës së personit ai vepron në mënyrë të tillë duke i lënë të lira rrugët e frymëmarrjes dhe duke ndaluar zhurmën e gërhitjes. Kjo shpikje, e cila nuk është komercializuar ende, është ekspozuar në Japoni në Robot Show. Po japonezë janë dhe ideatorët e tij, studiues të Universitetit Waseda. Problemi i gërhitjes është masiv, madje në disa raste ka detyruar shumë çifte që të flenë të ndarë si rrjedhojë e zhurmës së krijuar. Pikërisht në këtë moment vjen në ndihmë putra e butë e ariut prej pelushi i cili e vendos kokën në pozicionin e duhur duke ndalur dhe zhurmën. r.b/NOA

KOMENTE