Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE miraton buxhetin 2012, 129 miliardë euro për 27 vende
English

BE miraton buxhetin 2012, 129 miliardë euro për 27 vende

Bruksel, 19 nëntor 2011, NOA - Pas një maratone bisedimesh, përfaqësuesit e lartë të shteteve të BE-së dhe Parlamentit Europian kanë rënë dakord për shifrat kryesorë të buxhetit të Bashkimit Europian për vitin 2012.

Buxheti i BE-së parasheh shpenzime në shumën prej 129 miliardë euro. Kjo është rreth dy për qind më shumë se vitin e kaluar. Parlamenti Europian kishte propozuar një buxhet ku shpenzimet në tërësi kapnin shumën prej 133 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për buxhetin në Parlamentin Europian Alain Lamassouré, pas 17 orë bisedimesh në Bruksel foli për një kompromis i cili asnjë nuk e bën vërtet të lumtur. Megjithatë ai tregoi se Europa e 27 shteteve funksionon.

NOA/DV

KOMENTE