English

Chelsea dëshiron Gonzalo Higuain

Londër, 19 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Chelsea kërkon Gonzalo Higuain. Nga Anglia pohohet se, në rast të një largimi shumë të mundshëm të Drogba, blutë e Londrës do të mendojnë të sjellin në ekipin e tyre argjentinasin e Realit të Madridit për ta vënë përkrah Torres.

Pikërisht për të arritur këtë synim Abramovich është i gatshëm të ofrojë një shifër prej 49 milionë eurosh drejt Los Blancos, krahas një page ndaj lojtarit që kapërcen vlerën prej më shumë se 3,5 milionë euro që merr aktualisht në Madrid, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Për Realin e Madridit, largimi i “Pipita” mund të jetë jo shumë i dëshiruar por në krahun tjetër presidenti Florentino Perez me paratë që mund të fitojë thotë se do t'i investojë në një ëndërr të vjetër: Wayne Rooney, që presidenti i Merengues dëshiron ta shohë përkrah Cristiano Ronaldo, ashtu si në kohët e Manchester United.

r.b/NOA

KOMENTE