Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushtetuta e Kosovës, vitin tjetër do jetë modeli republikës franceze
English

Kushtetuta e Kosovës, vitin tjetër do jetë modeli republikës franceze

Prishtinë, 19 nëntor 2011, NOA - Kosova vitin e ardhëm do të bëhet si Franca, të paktën për nga modeli qeverisës, që është sistemi republikan parlamentaro-presidencial.

Këtë e ka thënë kryetari i Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami.

“Me këtë sistem që tani presidentin po e zgjedh qytetari dhe me kompetencat që i ka fare pa ia shtuar asnjë, mund të themi se vendi ynë po shkon më tepër nga modelet e sistemeve të republikave parlamentare-presidenciale”, ka thënë ai. “Pra modeli i qeverisjes jo i pastër, por mikst, që u ofrohet modeleve që ekzistojnë në shumë shtete ku nuk ka dominim as të parlamentarizmit e as të presidencializmit, por ka një ekuilibër të fuqisë kushtetuese”.

Kryetari i Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës ka thënë se të tillë rregullim kushtetues kanë plot shtete në botë. “Ka plot shtete kështu, vetëm një e treta e shteteve të botës janë regjime parlamentare, një e treta janë regjime presidenciale, dhe pjesa tjetër janë mikste, si Franca e plot vende të tjera, që kanë një kombinim të tillë”, është shprehur ai.

Sipas Bajramit, janë plot e më së shumti politikanë që kanë menduar se edhe sipas Kushtetutës aktuale Kosova është republikë parlamentare. “Në Kushtetutën aktuale nuk ka një definim se çfarë forme të regjimit ka në Kosovë”, ka thënë ai. “Askund në Kushtetutë nuk e gjeni se ne jemi Republikë parlamentare, ne e kemi shkruar vetë Kushtetutën dhe ajo e përcakton Kosovën si Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve ,ku të tria pushtetet: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori – janë të barabarta”.

NOA

KOMENTE