Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Oki”, bllokon 23 kg Cannabis
English

“Oki”, bllokon 23 kg Cannabis

Muriqan, 19 nëntor 2011, NOA- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Muriqanit në sajë të operacionit të koduar “OKI”, ku të ndaluarit po tentonin të trafikonin 23 kilogramë lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë Noa.al se të ndaluarit janë Drita Meçja, 51 vjeçe, banuese në Elbasan, Arian Rusp Gyni (Gjini), 31 vjeç, banues në Elbasan, me dy shtetësi shqiptare dhe bullgare dhe Gëzim Hasa, 38 vjeç, banues në Elbasan.

Mësohet se tre të sipërpërmendurve iu është gjetur lënda narkotike gjatë kontrollit në mjetin “Ford Mondeo” me targë AP 690 JY, me të cilin udhëtonin.

Brenda makinës është gjetur e fshehur një sasi bime e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 23 kilogram e 436 gramë më gjithë amballazh, e cila ishte ndarë në 40 pako dhe e fshehur në pjesën e tapicerisë së mjetit.

Pas kësaj, gjatë kontrollit në banesën e 38 vjeçarit Hasa është gjetur një armë automatike e markës P.M.Sh, model.54, kalibri 7.62 mm, dhe një sasi fishekësh model.54, më një krehër.

Për tre të ndaluarit Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikeve e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve”.

Ndërkaq në ndihmë të hetimeve në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 kg e 436 gramë, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, arma zjarrit e markës P.M.SH, me fishekë dhe një krehër, 3 aparate celular, dy automjete të tipeve të ndryshme si dhe shumat prej 4300 dollarë, 2500 euro dhe 40000 (dyzet mijë) lekë.

a.y/NOA

KOMENTE