Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 19 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 19 nëntor 2011

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë lindore prezente në vendin tonë do të ndikojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët por i ftohtë do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të lehta në zonat malore veriore.

Orët e pasdites do të mbeten me po të njëjtat kushte atmosferike pasi kthjellimet do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë vendin, përveç zonave malore veriore ku do të ketë kalime vranësirash të lehta. Kjo situatë meteorologjike do të përfaqësojë territorin shqiptar edhe në orët e mbrëmjes. Situata termike nuk do të pësojë ndryshime duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera të temperaturave si në mëngjes edhe në mesdite.

Parametri i erës nuk do të jetë problematik pasi ajo do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h, ndërsa drejtimi i saj do të jetë kryesisht verilindore duke berë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të jetë i ulët.

Europa

Edhe nesër Europa veriore dhe veriperëndimore do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëborë ku më problematike situata do të paraqitet në veri pikërisht në Norvegji pasi reshjet e dëborës do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës. Në kushte të paqëndrueshme atmosferike do të jetë nesër edhe Europa Jugperëndimore pasi një qendër e presionit të ulët atmosferik e vendosur mbi Portugali si edhe bashkimi i një fronti të ngrohtë do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe shira me intensitet të lartë sidomos në Spanjë. Sërish Pellgu i Mesdheut dhe Ballkani do të dominohen nga moti i kthjellët dhe i ftohtë me përjashtim të Siçilisë ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Ndërsa Europa qendrore, verilindore si edhe ajo Jugore do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Norvegjia do të rrezikohet për reshje dëbore dhe stuhi ere

- Rusia do të rrezikohet për dëborë të pakët dhe temperatura të ulëta

- Portugalia, Spanja alarmojnë stuhi ere dhe shira të dendur.

a.y/NOA

KOMENTE